Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric ndanë një moment ikonik pasi Portugalia dhe Kroacia luajtën një miqësore më 8 qershor.
Skuadra e Roberto Martinez pësoi një humbje 2-1 në stadiumin Centro Desportivo Nacional do Jamor.
Ronaldo nuk u paraqit gjatë ndeshjes për asnjë minutë, kjo pasi që pesë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua kombëtares vetëm dje.
Luka Modric realizoi një penallti në minutën e tetë. Diogo Jota barazoi për Portugalinë në minutën e 48- të para se Ante Budimir të shënonte në minutën e 56-të për vatrenin.
Cristiano Ronaldo u takua me ish-bashkëlojtarin e tij në Real Madrid, Luka Modric pas ndeshjes.
“Na mungojnë së bashku”, “Foto që vlen sa një mijë gola”, ishin dis nga komentet e tifozëve.