Tifozët rikthehen masivisht në palestra, por FBK e ka hallin e dhunës

Tifozët rikthehen masivisht në palestra, por FBK e ka hallin e dhunës

Basketbollit kosovar ka filluar t’i kthehet nami në dy sezonet e fundit, pasi palestrat sportive po janë të stërmbushura shkruan Gazeta Enigma.

Përveç anëve pozitive që është rikthyer interesimi i madh i tifozëve në palestra, FBK e ka hallin e dhunës, pasi jo shpesh-herë po ndodh që të ketë përleshje mes tifozëve dhe po sulmohen lojtarët në parket, raporton Gazeta Enigma.

Rasti i fundit ka ndodhur para disa qasëtëve në Prishtinë, në përballjen Trepça – Rahoveci që u luajt në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Në fundin e çerekut të katërt, grupimi i tifozëve “Torcida” kanë tentuar t’i qerojnë hesapet fizikisht me disa tifoz rahovecian, të cilët nuk ishin në mënyrë të organizuar.

Pas intervenimit të sigurimit në palestër është evituar më e keqja.

Ndërkohë, pas përfundimit të ndeshjes pati tensione edhe në parket.

Trajneri i ‘vreshtarëve’, Muhamed Thaqi është konfrontuar verbalisht me basketbollistin mitrovicas Valdrin Haxhiu.

Megjithatë, pas intervenimit të stafit dhe basketbollistëve është shmangur kacafytja.

Trepça në gjysmëfinale pret fituesin nga takimi Peja – Bashkimi.

Superkupa e Kosovës në basketboll këtë edicion po zhvillohet në Prishtinë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles