TikTok po përgatitet të prezantojë një sektor të ri në aplikacion të quajtur TikTok Spotlight që i lejon përdoruesit të mësojnë më shumë për filmat e rinj dhe serialet.
Platforma ndau disa detaje sesi do të funksionojë kjo shtojcë e re. Kur përdoruesit shohin video që lidhen me filma apo seriale që pritet të dalin, ata mund të ndjekin një link që u shfaqet dhe i dërgon në një faqe të veçantë që lidhet me filmin apo serialin specifik.
Në të, përdoruesit mund të gjejnë informacione të detajuara për përmbajtjen, kastin, llogaritë zyrtare etj, çka u lejon të eksplorojnë gjithçka dhe të flasin për të, duke e përfshirë veten plotësisht.
Veç kësaj, ata do të shohin opsionet se ku mund ta ndjekin apo të blejnë biletat për të parë një film në kinema.
Platforma ka bashkëpunuar me studio të ndryshme duke u dhënë një panel analitik që i lejon të shohin sesi përdoruesit reagojnë ndaj përmbajtjes së tyre dhe të mund të gjejnë hapësira për të krijuar trende.
Seksioni i ri është vënë në testim gjatë promovimit të “Dune: Part Two” dhe “House of the Dragon”.