Tiranë: 30 vjeçarja në Spitalin Psikiatrik plagos dy paciente

Tiranë: 30 vjeçarja në Spitalin Psikiatrik plagos dy paciente

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë  ndodhur në spitalin psikiatrik në Tiranë.

Dyshohet se një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente të tjera.

Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe, e cila është paciente në spitalin psikiatrik. Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku A. K. ka goditur me një send të fortë dy paciente të tjera. Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles