Një rrjeti i prostitucionit në Tiranë është goditur dhe si rezultat është vënë në pranga person nga Venezuela, si organizator i rrjetit të prostitucionit, i identifikuar me emrin Guzman Gil Raibel Joisquel.
Po ashtu është kapur edhe 1 shtetas tjetër i huaj, ndërsa është proceduar penalisht një 19-vjeçar Daniele De Carli.
“DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e pa ligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Guzman Gil Raibel Joisquel shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, në këmbim të pagesave 150-300 euro.