Tiranë: Katër të arrestuar për vjedhje dhe dhunë në familje

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, për të cilët policia atje bëri të ditur se dyshohen për vepra të ndryshme penale.



Një 43-vjeçar nga Korça është arrestuar me dyshim për vjedhje të një telefoni, një 42-vjeçar nga Tirana për dhunë ndaj gruas së tij, një 61 vjeçar për dhunë ndaj djalit të tij si dhe një 24 vjeçar nga Tirana, i cili ka rezultuar i dënuar.

“Mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftim./abcnews

Related Articles