Vetura e vjedhur në Gjermani u gjet dhe u konfiskua në Mitrovicë të Veriut

Vetura e vjedhur në Gjermani u gjet dhe u konfiskua në Mitrovicë të Veriut

Është gjetur dhe konfiskuar në veri të Kosovës një veturë me targa gjermane, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani.

Sipas policisë, falë bashkëpunimit me autoritetet gjermane është arritur të lokalizohet vetura e vjedhur, e cila ishte e parkuar në një lokacion në Mitrovicë të Veriut.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMË 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur atje. Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles