Në Shqipëri bëhet e ditur se janë numëruar votat në 3 mijë e 147 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total. Aktualisht udhëheq Partia Socialiste me 48.78%, krahas PD-së me 39. 32% gjithsej, deri në këtë fazë numërimi.
KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht Partia Socialiste me kandidat për kryeministër Edi Rama është duke udhëhequr me 48.78% ose shprehur në vota elektorale, 445412 gjithsej të numruara deri më tani.
Partia Demokratike ka marrë deri më tani gjithsej 359110 vota ose 39.32 %. Më pas LSI deri në këtë fazë ka marrë 6.91% ose 63125 vota dhe PSD 19763 vota ose 2.16%. Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.