Tiranë: Vdes në spital foshnja e braktisur në bodrumin e banesës

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se foshnja e braktisur në Tiranë, gjegjësisht në zonën e Yzberishtit, ka vdekur.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot, edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet”, ka thënë Balla.

Policia e Shtetit, tha ai, ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi “pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim”.

“Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, theksoi ministri Balla.

Related Articles