Togeri i FSK-së, merr çmimin Honor Graduate në SHBA

Togeri i FSK-së, merr çmimin Honor Graduate në SHBA

Togeri i FSK-së, Leotrim Mziu ka marrë çmimin Honor Graduate në SHBA. Kjo pasi ai përfundoi me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.

Pjesëmarrës në këtë kurs ishin edhe 170 kandidatë.

“Toger Leotrim Mziu ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate. Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Mziu ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim.

Related Articles