Avokati Tomë Gashi ka thënë se ekspertiza plotësueses e Institutit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit ka vërtetuar se provat e dërguara kanë qenë të manipuluara dhe të dëmtuara, shkruan Gazeta Enigma.
Gashi ka thënë se manipulimi është bërë nga prokuroria në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
“Dallimi i komunikatës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, kur në komunikatën e parë para dy ditëve paraqesin 2 pika te ekspertizës plotësuese dhe komunikatës se sotme qe paraqesin 5 pika te ekspertizës plotësuese – vërtetojnë qëllimin e manipulimit publik nga prokuroria ne rastin e vrasjes se Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Dallimi i komunikates se Prokurorise Speciale te Kosoves, kur ne komunikaten e pare para dy diteve paraqesin 2 pika te ekspertizes plotesuese dhe komunikates se sotme qe paraqesin 5 pika te ekspertizes plotesuese – vertetojn qellimin e manipulimit publik nga prokuroria ne rastin e vrasjes se Astrit Deharit.
Prokuroria duhet te ishte institucion profesional dhe jo qe te publikoj konkluzione te ekspertizes plotesuese ne tentim te krijimit te opinionit te gabuar publik pa i publikuar edhe konkluzionet e ekspertizes bazike te Institutit Zviceran te Mjekesise Ligjore ne te cilat thuhet se:
“Ashtu sic eshte thene ne ekspertizen tone EI180001 ne kemi dyshime qe lidhen me rrethanat e vdekjes se Z. Dehari Astrit. Ne fakt hipoteza e nje vetevrasje e Z. Dehari Astrit permes mjeteve te caktuara nga mjeket ligjore ( mendohet ne instituin e mjekesise ligjore ne Prishtine ) duket pak e vertete dhe intervenimi i nje personi te tret ne procesin fatal duhet te kihet parasysh.”
Pra, Prokuroria ne tentativen e vet publikon dokumente teper konfidenciale te hetimit te rastit te vrasjes se Astrit Deharit me qellim te manipulimit te opinionit.
Tani, Prokurorise i mbetet qe ti publikoj te gjitha dokumentet – provat – fotografit – dhe te gjithe ekspertizat te Institutit Zvicerran te Mjekesise Ligjore si dhe ekspertizen e eksperteve te pavarur Dr. Besim Ymaj dhe Dr. Besim Latifaj te cilet konstatuan se ne trupin e Astrit Deharit kishe plage vetembrojtese e qe jane terma mjekesore qe ne perkthimin juridik jane vrasje.