Granit Xhaka ka pasur fillim brilant të edicionit me Bayer Leverkusenin. Në ndeshjen e parë të edicionit në Bundesligë, Leverkuseni fitoi 3:2 ndaj RB Leipzigut, që e kishte mposhtur 3:0 Bayernin në Superkupë. Kapiteni i Zvicrës luajti tërë ndeshjen dhe ishte kryesori në fushë.
Në Gjermani ka shumë diskutime për Xhakën dhe kalimin e tij nga Arsenali te Leverkuseni. Për Xhakën është folur edhe në emisionin e futbollit “Copa TS” të Tommi Schmitt.
Në episodin e parë, emra të njohur kanë dhënë vlerësime për gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me Bundesligën. Për shembull se kush do të përfundojë i dhjeti në Bundesligë. Cila skuadër do të jetë e katërta për më së shumti gola të shënuar. Dhe kush do të marrë më së shumti kartonë të kuq.
Ndër të tjera edhe David Alaba, Claudio Pizzarro dhe ylli i Real Madridit, Toni Kroos, kanë dhënë mendimet e tyre.
“Gladbachu do të jetë i dhjeti në Bundesligë në këtë kampionat. Jam po ashtu i bindur se Niklas Fuellkrug do të jetë golashënuesi i katërt më i mirë”, ka thënë Kroos. Më pas mesfushori i Real Madridit ka përmendur Xhakën.
“Granit Xhaka përfundimisht do të ketë numrin më të madh të kartonëve të kuq. E vlerësoj atë si lojtar shumë të mirë. Por ai, po ashtu, është temperament dhe kjo mund të ndodhë”.
Në fakt, Xhaka vetëm në ditët e para tek Arsenali tërhoqi vëmendjen për temperamentin e tij. Në edicionin e parë në Angli u përjashtua dy herë me të kuq dhe mungoi në pesë ndeshje për shkak të suspendimit. Më pas kishte përplasje edhe me tifozët e skuadrës.
Por në vitet e fundit, Xhaka ka mbajtur nervat. Kartonin e fundit të kuq e mori dy vjet më parë. Në gjithë karrierën e tij, Xhaka mori shtatë kartonë të kuq. Katër herë u përjashtua në Premier League. Një herë u ndëshkua me të kuq në ndeshje të League Cup, një herë në Bundesligë sa luante për Gladbachun dhe një herë në ligën U18 të Zvicrës. / nau.ch