Top Ligat Europiane dhe ndeshjet kryesore të fundjavës

Top Ligat Europiane dhe ndeshjet kryesore të fundjavës

Gjatë kësaj fundjave nëpër Top Ligat kryesore europiane pritet të zhvillohen shumë sfida të paparashikueshme dhe tejet rivalizuese.

Edhe pse disa skuadra nëpër ligat përkatëse logariten favorite, fituesit do të mësohen vetëm pas përfundimit të takimeve.

Premier League:

Liga kryesore në Europë, Premier League Angleze, këtë fundjavë sjellë për tifozë të shumtë disa ndeshje tejet interesante ku spikatë kryendeshja, Tottenham Hotspur – Manchester United. Kjo e fundit pretendon të konsolidoj radhët pas humbjes zhgënjyese të javës së kaluar nga Liverpool (0:5), por edhe Tottenham mëton të konsolidohet pasi javën e kaluar ka pësuar minimalisht nga West Ham United (1:0).

Këtë fundjavë në Premiere League spikasin edhe takimet Lecester – Arsenal e New Castle – Chelsea etj.

La Liga

Në La Liga Spanjolle ekipet kryesore duket se do të kenë punë më të lehtë këtë javë, porkundër që rezultatet me epilogje dekurajuese mund të jenë pjesë të finishit të përballjeve të tyre.

Real Madrid takohet me Elche-n në udhëtim, Sevila e pret në shtëpi Osasunan, ndërsa Barcelona do të jetë nikoqire e Deportivo Alavesh. Ndeshja më e vështirë, e paraparashikueshme dhe tejet interesante këtë javë në La Liga pritet të jetë ajo në mes të Valencias dhe Villarealit.

Serie A:

Në Serie A spikasin takimet e së shtunës Atalanta – Lazio, sikurse edhe Verona – Juventus, ndërsa të dielën janë në program ndeshjet përkatëse që zhvillojnë me kundërshtarët e tyre dy skuadrat lidere që këtë edicion janë në valle të drejtpërdrejtë për titull, Napoli e Milan. Ndërkohë që Napoli pritet të ketë punë më të lehtë me Salernitanan, Milani do të ketë një sfidë tjetër të vështirë, këtë herë në kryeqytet luan kundër Romes.

Bundesliga:

Në Gjermani do të zhvillohen ndeshjet e javës së 10 të Bundesligës, ku pa dyshim në program janë disa ndeshje tejet interesante e atraktive për t’u përcjellur me interesim. Në mesin e tyre spikasin takimet Bayern Leëerkusen – Wolsburg, Dortmund – FC Cologne, Union Berlin – Bayern Munich, e mbase sfida më e paqartë, më interesante e më rivalizuese do të jetë Eintraht Frankfurt – RB Leipzig.

Në ligat tjera pritet të jenë disa sfida me rëndësi të veçantë për t’u përcjellur nga futbolldashësit, si ajo në Ligue 1 në mes të Lyonit të Xherdan Shaqirit dhe Lensit, pataj në Holandë spikatë dueli Heracles – Ajax, në Turqi Konyaspor – Fenerbahçe, dhe në belgjikë St. Truden – Club Brugge etj. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles