Top Ligat europiane, ndeshje tejet interesante, spikat takimi Dortmund – Bayern Munich

Top Ligat europiane, ndeshje tejet interesante, spikat takimi Dortmund – Bayern Munich

Të shtunën në program janë një numër i madh i ndeshjeve të Ligave më të forta europiane, ku spikat Serie A me dy ndeshje tejet interesante, Roma – Inter e Anpoli – Atalanta, dhe Bundesliga Gjermane me derbin e madh Dortmund – Bayern Munich, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshjet kampionale të futbollit në kontinentin e vjetër kanë hyrë në një fazë tejet inteersante ku secila prej tyre ka peshë të madhe për skuadrat që pretendojnë pjesën e epërme të tabelave nëpër ligat përkatëse, sikurse edhe ato që preferojnë t’u ikin sa më larg zonave të rrezikshme për rënie nga ligat e tyre, për të siguruar komoditet në mes të tabelave përkatëse.

Ndeshje tejet interesante pritet këtë të shtunë në të gjitha ligat europiane, dhe atë me sa vijon:

Premier League:

Në ligën elite të futbollit anglez spikat takimi West Ham United – Chelsea, por gjithësesi edhe takimet tjera që zhvillohen të shtunën kanë peshën dhe rëndësinë e tyre, secila veç e veç.

Liga Premiere – java e 15-të

Newcastle United – Burnley

Southampton – Brighton Albion

Wolverhempton – Liverpool

Watvord – Manchester City dhe

West Ham U. – Chelsea

Në La Liga Spanjolle janë në program të së shtunës disa ndeshje me interes të madh për t’u ndjekur pasi gjendja në tabelë i bënë ato tejet rivalizuese e sfiduese, ku padyshim veçohen takimet, Sevilla – Villareal e Real Sociedad – Real Madrid.

La Liga Santander, Java e 16-të

Sevilla – Villareal

Barcelona – Real Betis

Athletico Madrid – Mallorka

Real Sociedad – Real Madrid

Itali, Serie A – Java e 16-të

Në ligën elite italiane, Serie A, ktë të shtunë padyshim se zhvillohet njëra nga xhirot më interesantet e më tërheqëse për t’u përcjellur pasi takohen në dy ndeshje skuadrat pretendente për kreun e tabelës, Napoli – Atalanta, ndërsa poaq interesante pritet të jetë edhe ndeshja në mes të Romës dhe Interit.

Serie A, Java e 16-të

AC Milan – Salernitana

Roma – Inter

Napoli – Atalanta

Gjermani – Bundesliga, Java e 14-të

Bundesliga gjermane këtë të shtunë sjellë derbin më të madh në vend, Borussia Dortmund – Bayern Munich, I cili po pritet me interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm në Gjermani, po shumë më gjërë, në mbarë kontinentin e vjetër europian.

Bundesliga Gjermane, Java e 14-të

Arminia Bilefeld – FC Cologne

Augsburg – Bochum

Bayer Leverkusen – Greuther Furth

Hoffenheim – Eintracht Frankfurt

Mainz – Wolsburg

Borussia Dortmund – Bayern Munich

Francë, Ligue 1 – java e 17-të

Në ligën elite francze të shtunën janë në program tri ndehsje, të nivelit mesatar, por gjithësesi me interesim më të shtuar po pritet paraqitja e PSG-së në udhëtim te Lens, ndonëse logaritet favorite absolute.

Ndeshjet tjera të së shtunës në ligën elite francize janë këto;

Francë – Ligue 1, Java e 17-të

Marseille – Brest

Lille – Troyes

Lens – PSG

Related Articles