BKT Superliga: Të shtunën dy ndeshje, Gjilani e Ballkani duan pikë të plota

BKT Superliga: Të shtunën dy ndeshje, Gjilani e Ballkani duan pikë të plota

Drenica në pozitën e 6-të është nikoqire e liderit në tabelë, Ballkanit, ndërsa Gjilani pret në shtëpi të shtunën Malishevën, në kuadër të xhiros parafundit të edicionit vjeshtor, shkruan Gazeta Enigma.

Dy takime të BKT Superligës së Kosovës në Futboll zhvillohen të shtunën në kuadër të javës 17-të.

Lideri aktual në tabelë, Ballkani, udhëton në Skënderaj te Drenica për t’u ndeshur në një takim tejet të rëndësishēm për të, në një periudhë kur klubi drenicak po ballafaqohet me probleme të theksuara strukturimi e organizimi!

Ndërsa Sc Gjillani është nikoqire e Malishevës në të cilin takim pret me të drejtë të “shkëpusë” tri pikë të reja, për të mbajtur hapin për kreun e tabelës, e varsisht nga epilogu i ndeshjes në Skënderaj edhe për ta “rrëmbyer” atë. /Gazeta Enigma/

Related Articles