Etrit Berisha i ka bindur drejtuesit e Torinos me paraqitjet e tij pozitive që i shfaqi në sezonin 2021/22.
Portieri kosovar e shfrytëzoi për mrekulli mungesën e titullarit, Milinkovic-Savic shkaku i lëndimit, për ta marrë më pas pozitën e pazëvendësueshme në portë.
Për këtë arsye, mediat italiane raportojnë se klubi “Granata” po planifikon ta blejë kartonin e përfaqësuesit shqiptar.
Kartonin e portierit prishtinas e mban Spal, por që Torino është e gatshme t’i paguajë 1 milion euro për ta bërë të vetin përfundimisht ish-portierin e Lazios, i cili ishte i huazuar në ekipin torinez në edicionin që sapo përfundoi.
Berisha do të qëndronte me kënaqësi në Torino, ku do të kishte konkurrencë të fortë edhe në edicionin 2022/23 për ta fituar një vend titullari, por që me kualitetet që i posedon, mund t’ia dalë mbanë.