Ministri i Punëve të Bredshme në Maqedoni të Veriut, Panqe Toshkovski, ka deklaruar se dyshohet që zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike.
Nga ky incident kanë mbetur të vdekur 51 njerëz dhe mbi 100 persona të tjerë janë të plagosur.
“Sipas informacioneve fillestare të cilat i posedojmë. Zjarri ka ndodhur si pasojë e shkëndisë nga mjete piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçues në koncert. Në momentin e aktivizimit, me shumë gjasa shkënditë e kanë kapur pjesën e tavanit, që ka qenë pjesë e materies që digjet lehtë”.
“Pas çka për kohë të shkurtër zjarri është shpërndarë në të gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i dendur”, tha mes tjerash Toshkovski.