Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai përmes një postimi në rrjetin “Facebook”, ka publikuar projektin e “Pishinës Olimpike” të papërfunduar, duke theksuar se ky projekt është rezultuat i keqqeverisjes së LVV-së dhe kryetarit Mytaher Haskuka.
Ai tutje shton se në anën tjetër të lokacionit të ‘Qendrës Sportive’ vërehen dy objekte të paregullta në ndërtim e sipër, qe askush nuk ka informatë lidhur me to.
Reagimi i plotë:
Projekti i “Pishines Olimpike” i filluar në vitin 2018, akoma as afër përfundimit. Ka shum argumente për te konsideruar të dështuar.
Arsyetime nga më të ndryshmet kemi ndegjuar, por se gjendja faktike mbetet e njejtë.
Në anën tjetër të lokacionit të Qendrës Sportive vërehen dy objekte të paregullta në ndërtim e sipër, qe askush nuk ka informatë lidhur me to !
Sporti Prizrenas mbetet viktimë e keqqeverisjes tashmë të dukshme të VV dhe Haskukës!/ Gazeta Enigma