Totenhami kampion e Evropa Ligës, pas fitores ndaj Manchester United

Totenhami kampion e Evropa Ligës, pas fitores ndaj Manchester United

Dy skuadrat angleze, Totenahmi dhe Manchester United, janë përballur në finalen e Evropa Ligës, nga ku triumfus doli Totenhami, pas fitores 1-0.

Golashënuesi i vetëm në këtë përballje ishte Bernnan Johnson, me një gol në fund të pjesës së parë.

Manchester United tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por Tottenham qëndroi i organizuar dhe nuk lejoi hapësira në prapavijë.

Me këtë fitore, Tottenham siguron një trofe të rëndësishëm evropian, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm për ekipin londinez në Evropë.

Ky ishte një moment historik për klubin, që kishte vite pa fituar një garë evropiane.

Ndërkohë, Manchester United mbyll sezonin pa trofe, duke e humbur një tjetër mundësi për të shpëtuar një edicion zhgënjyes.

Përveç trofeut, Tottenham Hotspur do të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Ndeshja u zhvilluar në ‘San Mames’ të Bilbaos.

Related Articles