Arsenali e ka humbur ndeshjen e fundit parasezonale kundër Spurs me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Son Heung-Min në minutën e 79-të të ndeshjes.
Arsenali ka pësuar humbjen e tretë nga gjashtë ndeshje parasezonale që ka luajtur para se të fillojë sezoni i ri 2021/22 në Premier Ligë.
Të kuqtë e Londrës luajtën më mirë në pjesën e parë dhe patën shanse të mira për të kaluar në avantazh.
Në pjesën e dytë Tottenham ishin më të mirë dhe kjo ju shpagua.
Në minutën e 79 Son Heung-Min do të shënonte edhe pse Arsenali në këtë kohë ishte në momente të mira për të shënuar.
Saka pati një mundësi të mirë për ta barazuar rezultatin në minutën e 85-të pas një pasimi që ia bëri Smith-Rowe, por që i riu anglez nuk arriti që të shënoi më të djathtën e tij.
Tottenham i mbyll ndeshjet parapërgatitore për sezonin e ri me fitore kurse Arsenali nga gjashtë ndeshje sa ka pasur këtë parasezon ka fituar dy dhe një ka barazuar si dhe i ka humbur tri.
Të premten e Ardhshme Arsenali do ta fillojë sezonin e ri në Premier Ligë si mysafirë i Brentfortit me të cilin ekip do të përballët në ora 21:00 të mbrëmjes.
Në anën tjetër Tottenham do të këtë punë të dielën e ardhshme me kampionin në fuqi të Premier Ligës, Manchester City.