Tottenhami fiton thellë dhe ngjitet në tabelë

Tottenhami fiton thellë dhe ngjitet në tabelë

Tottenhami ka kaluar krizën me koronavirus dhe në fundjavë ka shënuar fitore të madhe.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte të dielën në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League, fitoi me rezultatin 3:0 kundër Crystal Palacet.

Harry Kane në minutën e 32-të, Lucas Moura dy minuta më pas, dhe Heung Min-Son në minutën e 74-rt, ishin realizatorët e golave të fitores.

Skuadra e Crystal Palacet nga minuta e 37-të luajti me një futbollist më pak në fushë për shkak se Wilfried Zaha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Tottenhami në 16-të ndeshje të luajtura ka arkëtuar 29 pikë. Ka tri ndeshje më pak të luajtura. Crystal Palace në 18 ndeshje ka arkëtuar 20 pikë.

Related Articles