Me dy gola të shënuar me kokë në pjesën e dytë nga braziliani Richarsilon, Tottenhami e ka mposhtur Marseillen me rezultatin 2:0.
Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në Londër i ka takuar Grupit D të Ligës së Kampionëve.
Richarlison realizoi golin e parë në minutën e 76-të pas asistimit të Ivan Perishiqit.
Kurse golin e dytë dhe të fundit e shënoi nëntë minuta para fundit. Asistues ishte Pierre-Emile Hojbjerg.
Marseille luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 48-të. Me karton të kuq u përjashtua Chancel Mbemba pasi ndërhyri si lojtari i fundit në Heung-Min Sonin.