Lewandowski shkëlqen në fitoren e thellë të Barcelonës

Lewandowski shkëlqen në fitoren e thellë të Barcelonës

Robert Lewandowski ka dëshmuar se është thuajse i pandalshëm edhe te Barcelona. Ai të mërkurën shënoi “hat-trick” për ta udhëhequr Barçën drejt fitores së thellë ndaj Plzenit çek.

Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi me rezultatin e thellë, 5:1. Ndeshja i takoi xhiros së parë në grupin C të Ligës së Kampionëve.

Franck Kesie shënoi në minutën e 13-të për rezultatin 1:0 në të mirë të Barcelonës. Më pas Lewa nisi serinë. Shënoi në minutën e 34-t, në fund të pjesës së parë (45+3’) dhe në minutën e 67-të.

Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Ferran Torres në minutën e 71-të.

Për Plzenin golin e vetëm e realizoi Jan Sykora në minutën e 44-t.

Related Articles