“Trafiu Urban” ka dal me një njoftim në lidhje me rastin e alivanosjes së një udhëtareje në autobusë e cila më pas ka ndërruar jetë në QKUK, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tyre udhëtarja pasi që është ulur qytetarja është alivanorus.
Menjëherë ka reaguar konduktori i cili edhe i ka ofruar ndihmën e parë për udhëtaren dhe ka njoftuar ndihmën e shpejt.
Shërbimi i ndihmës së shpejt për 4 minuta kanë ardhur në vendngjarje, thuhet në njoftimin e tyre.
“Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes”.
“Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e
ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Tutje, “Trafiu Urban” ka theksuar se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin sipas tyre, kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë. /GAZETA ENIGMA/