Tre persona kanë humbur jetën tragikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Siç mësohet tre viktimat janë të moshave të reja dhe dyshohet se vdiqën gjatë një gare me automjete.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se njëri nga të vdekurit është Lordi Syla nga Gjakova.
Policia dhe të gjitha njësitë përkatëse ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.