Trajkoviq: Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri-Gjuriq e vitit 2016

Trajkoviq: Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja  Tahiri-Gjuriq e vitit 2016

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës pas fillimit të implementimit të reciprocitetit të targave.

Trajkoviq ka thënë se marrëveshja e sotme është ‘de-fakto’ marrëveshja e nënshkruar nga Edita Tahiri dhe Markoq Gjuriq në vitin 2016.

Ajo thotë se kriza në veri ka qenë e dobishme vetëm për të siguruar implementimin e kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri-Gjuriq e vitit 2016, e cila parashikoi përdorimin e stikerave për të mbuluar simbolet përkatëse shtetërore në targat e targave (frymëzuar nga marrëveshja e vjetër Greqi-Maqedoni Veriore). Kriza e fundit shërbeu vetëm si taktike e dobishme për të siguruar zbatimin e saj”, ka shkruar Trajkoviq.

Related Articles