Kurti reagon për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Kurti reagon për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar marrëveshjen me Serbinë lidhur me reciprocitetin për targa, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë.

Kurti ka shkruar se tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet.

“Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”, ka shkruar Kurti.

Related Articles