Trajner i ri, avaz i vjetër – Kosova ‘turpërohet’ nga Jordania

Trajner i ri, avaz i vjetër – Kosova ‘turpërohet’ nga Jordania

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Jordania me rezultat 0-2, shkruan Gazeta “Enigma”.

Vendasit ishin më të mirë në fillimi, në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Megjithatë, ishin mysafirët ata që gjetën golin e epërsisë në min e 18′ përmes Baha Faisal.

Goli i parë i Jordanisë: VIDEO

Në vazhdim Kosova pati disa raste të mira shënimi përmes Vedat Muriqit që nuk i konkretizoi, dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.

Në pjesën e dytë Dardanët dominuan pothuajse gjatë tërë kohës.

Kosova dominoi me raste dhe me posedim, por ishte sërish Jordania që gjeti golin.

Mysafirët shënuan golin e dytë në min e 85′ përmes Hamza Al Daradreh që vulosi rezultatin përfundimtarë 0-2.

Goli i dytë i Jordanisë: VIDEO

Kosova ndeshjen e radhës e luan në kualifikimet e “Ligës së Kombeve” kundër Greqisë të dielën.

/Gazeta Enigma.

Related Articles