Trajneri i Anglisë: Jemi të gatshëm për të fortit e Evropianit

Trajneri i Anglisë: Jemi të gatshëm për të fortit e Evropianit

Gareth Southgate ka thënë se Anglia është e gatshme ta përballojë rritjen e cilësisë së futbollit në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2020, pasi e siguroi vendin e parë në Grupin D me një fitore të lehtë 1:0 kundër Republikës së Çekisë.

Trajneri i Anglisë beson se skuadra e tij është në gjendje të përballet me favoritët e këtij turne, pasi goli i hershëm i Raheem Sterling bëri që tre luanët të përballen me vendin e dytë të Grupit F të martën e ardhshme në Wembley, raporton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Anglia do të përballet me Gjermaninë, Francën ose Portugalinë. Por Southgate ndien se Anglia është në gjendje të garojë kundër më të mirëve të Evropës.

“Ne kemi luajtur kundër kundërshtarëve si Kroacia dhe Çekia, të cilët mendoj se po lujnë futboll shumë të mirë”, tha Southgate.

“Por këto do të jenë ndeshje ndryshe. Ne e dimë se është kampionia e Botës, kampionia e Evropës dhe Gjermania, e cila duhet se është rikthyer në binarë”, shtoi ai.

“Por këtë e dimë që 18 muaj. E mira është se ne po përmirësohemi ende. Tani jemi ekip ndryshe për kundërshtarët.”

Related Articles