Trajneri i ekipit të njohur i bashkohet ushtrisë ukrainase

Trajneri i ekipit të njohur i bashkohet ushtrisë ukrainase

Yuriy Vernydub, trajner i futbollit nga Ukraina, i cili e drejton skuadrën moldave, Sheriff Tiraspol, së fundmi i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës në mbrojtjen territoriale të vendit të tij dhe këtë e bëri të ditur përmes një fotografie ku shihet me uniformën e ushtrisë.

56-vjeçari në javën e kaluar me Sheriff Tiraspol u paraqit në Europa League kundër skuadrës portugeze Braga ku edhe u eliminuan nga kjo garë. Vernydub, gjithashtu ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve pas fitores ndaj Real Madridit në shtatorin e vitit të shkuar në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Një fotografi e trajnerit të Sheriff Tiraspolit u ngarkua në rrjetin social Twitter nga Zorya Londonsk, një llogari e menaxhuar nga gazetari Andrew Todos. Në foto, Vernydub, shihet me krenari duke e bartur uniformën e ushtrisë së Ukrainës.

Si futbollist aktiv, Yuriy Vernydub, ka luajtur kryesisht në Ukrainë derisa karrierën e ka mbyllur ne vitin 2000 te skuadra ruse, Zenit Shën Petersburg. Ai është në krye të Sheriff Tiraspolit prej vitit 2020, ndërsa më herët ka drejtuar skuadrat si Shakhtyor Soligorsk dhe Zorya Luhansk. /GazetaEnigma/

Related Articles