Trajneri i Greqisë me deklaratë interesante para ndeshjes kundër Kosovës

Trajneri i Greqisë me deklaratë interesante para ndeshjes kundër Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Greqisë, John van’t Schip është shprehur optimist në prag të ndeshjeve të muajit shtator në kualifikimet për Kupën e Botës “Qatar 2022”.

Schip ka deklaruar se përkundër mungesave ai beson se skuadra që ai drejton do t’ia arrijë synimeve ndaj tri kundërshtarëve të tyre, përfshirë edhe Kosovën.

“Synimet tona janë të qartë dhe jam optimist se do t’i arrijmë, pavarësisht mungesave të lojtarëve të rëndësishëm që i kemi për shkak të lëndimeve”, deklaroi Schip.

“Sidoqoftë, e përsëris se jam optimist për rezultatin e ndeshjeve kundër Zvicrës, Kosovës dhe Suedisë, duke pasur parasysh angazhimin që tregojnë lojtarët tanë sa herë që ftohen”, shtoi ai.

Kosova dhe Greqia përballen më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Articles