Trajneri i Kosovës, Giresse: Kemi marrë të gjitha masat për Zvicrën

Trajneri i Kosovës, Giresse: Kemi marrë të gjitha masat për Zvicrën

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka vlerësuar lart Përfaqësuesen e Zvicrës.

Ai ka thënë se Zvicra është ndër pesë ekipet më të mira në Evropë, por ka shtuar se ka përgatitur ekipin për t’i bërë ballë. Edhe Giresse ka pranuar se miqësorja që luhet të martën mbrëma në Zuerich, do të jetë emocionale.

“Duke marrë parasysh historinë, lidhjen e shqiptarëve të Kosovës që luajnë me Zvicrën, besoj se do të jetë emocionale. Këtë lojë e kam përgatitur sikurse për ndeshjet tjera dhe nuk besoj se do të kenë telashe në aspektin emocional”, ka thënë Giresse.

“Duke marrë parasysh se Zvicra është ekip më i fortë, njëra prej pesë ekipeve më të mira në Evropë. Ne i kemi marrë të gjitha masat për t’u përgatitur sa më mirë”. Trajneri francez nuk ka dhënë informata rreth përbërjes së parë dhe po ashtu nuk ka dashur ta zbulojë sistemin e lojës.

Related Articles