Fernando Santos e përforcoi idenë e tij dhe, në një intervistë për TVI tha edhe një herë se Portugalia mund të bëhet kampione bote në Katar dimrin e ardhshëm.
“Nuk kam asnjë dyshim se Portugalia është në një pozicion për të fituar, e kam thënë edhe më parë. Portugalia shkon në Botëror për të fituar trofeun”, siguroi trajneri i Kombëtares portugeze.
Portugalia është pjesë e grupit H dhe do të nisë Kupën e Botës 2022 kundër Ganës, më 24 nëntor.
Më pas ata do të luajnë ndaj Uruguai me 28 nëntor dhe në fund me Korenë e Jugut me 2 dhjetor.