Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka thënë se skuadra e tij do të shkojë në finale të Kupës së Kosovës.
Gjysmëfinalja e parë mes Prishtinës dhe Dritës u mbyll pa gola, me dy raste që VAR-i prishi festën e kryeqytetasve.
“Ne llogaritim në çdo lojtar që është duke stërvitur me ekipin e parë. Të gjithë që kanë luajtur sot e kanë merituar plotësisht”.
“Sa i takon ndeshjes, nuk do të merrem me golin e anuluar e penalltinë e anuluar”.
“I kemi edhe 90 minuta, do të japim maksimumin tonë që të shkojmë në finale. Kishim përkrahjen e tifozëve, që janë lojtari i 12-të. Presim që t’i kemi përkrah edhe në ndeshjen në udhëtim”, ka thënë Egbo.