Trajneri i Shkupit me deklaratë interesante për Dinamon pas ndeshjes: Ejani në Shkup, do të hamë qebapa

Trajneri i Shkupit me deklaratë interesante për Dinamon pas ndeshjes: Ejani në Shkup, do të hamë qebapa

Skuadra e Shkupit ka arritur mbrëmë një rezultat shumë pozitiv ndaj Dinamo Zagrebit në fazën e dytë të kualifikimeve për Champions League.

Shkupi ka barazuar 2:2 në udhëtim ndaj ekipit të Dinamo Zagrebit.

Pas ndeshjes, trajneri i Shkupit, Goce Sedloski pranoi se është shumë i lumtur me ekipin e tij.

“Urime lojtarëve nga të dyja palët. Ishte një ndeshje e shkëlqyer, vërtetë. Është turp që pranuam atë gol në fund të pjesës së parë. Dinamo është ende favorit, në Shkup na pret një stadium i stërmbushur, e të shohim” tha Sedloski për mediumet kroate.

“Është hera e parë që lojtarët e mi luajnë ndeshje të tilla, prandaj kisha frikë. Por djemtë e mi luajtën shumë mirë dhe me meritë morën barazimin. E presim tani Dinamon në Shkup, të shohim se kush do të kalojë në raundin e tretë preliminar. E përgëzoj tifozerinë kroate dhe tifozët tanë që erdhën nga Maqedonia me pesë autobusë. Faleminderit edhe publikut të Maksimir, i cili në fillim më përcolli me duartrokitje. Ndoshta Dinamo na ka nënvlerësuar, por ne bëmë një lojë të vërtetë”, vazhdoi ai.

“Të gjithë menduan se do të vinim në Zagreb dhe do të humbnim, të gjithë e dimë se kush është Dinamo. Por lojtarët e mi dhanë atomin e fundit të forcës. Ne kishim probleme në Gjibraltar, por sot ishte ndryshe, prandaj futbolli është interesant. Tani kemi një javë për t’u përgatitur. Ejani në Shkup, do të hamë qebapa” përfundoi Sedloski me shaka.

Related Articles