Trajneri i përkohshëm i Tottenhamit, Ryan Mason thotë se nuk është në dijeni nëse Harry Kane ka dorëzuar një kërkesë për t’u larguar.
Kapiteni i Anglisë, Kane ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të lënë Spurs këtë verë, zbuloi Sky Sports News të hënën.
Kane i ka edhe tri vjet nga kontrata gjashtë-vjeçare që nënshkroi me Spurs përpara Kupës së Botës 2018.
I pyetur nëse Kane ka kërkuar të largohet nga klubi, Mason tha: “Jo me aq sa jam në dijeni. Bisedat që kam pasur me Harry kanë qenë në lidhje me ndeshjen ditën tjetër dhe gjithashtu duke u përgatitur për ndeshjen nesër. Nuk e di”.
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij.