Trajneri njohur kosovar përjeton tmerrin në Dhërmi

Trajneri njohur kosovar përjeton tmerrin në Dhërmi

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Isufi është vjedhur nga hajnat në Dhërmi në orën 04:00 të mëngjesit, raporton Gazeta Enigma.

Ish-trajneri i Dritës, kishte shkuar në Dhërmi me familje për t’i kaluar pushimet, por nuk i shkuan mirë ashtu siç e kishte planifikuar.

Isufi ka shkruar së është tmerruar së bashku me familjen e tij në orën 04:00 të mëngjesit nga hajnat.

Ai shkruan se pas kësaj ndodhie nuk e ka opsion Dhërmin për pushime për një kohë të gjatë.

“KUJDES! Dhërmia nuk është vend ku duhet te ndiheni te sigurte andaj sigurohuni ti keni mbyllur dritaret e Hotelit/Vilës apo Apartment ku ju jeni apo keni vendosur te qëndroni. Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat ne dhome ne orën 4:00 te mëngjesit. Me gjithë dëshirën e madhe për ti kaluar pushimet ne Jug, pas traumës se përjetuar për një periudhe shume te gjate kjo nuk do te jete me opcion”, ka shkruar Bekim Isufi në Facebook.

Related Articles