Një trajner i një klubi sllav ka shkaktuar një skandal të madh së fundmi në ekipin e të rinjve që ai drejtoi.
Mediumi kroat “24sata.hr” ka publikuar pamjet ku shihet një trajner i grupmoshave të reja duke “shpërthyer” në sharje e kërcënime ndaj futbollistëve të rinj të ekipit të tij më dhomat e zhveshjes.
Videoja fillon me trajnerin që hyn në dhomat e zhveshjes teksa lojtarët janë ulur.
Ai ecën me nervozizëm, heq xhaketën dhe më pas fillon një sërë fyerjesh të rënda drejtuar lojtarëve të rinj.
“Kë përfaqësoni? Unë do t’ju *** të gjithëve. Do të më mashtrosh? Çfarë po mendon, o ndyrë!? Ju jeni lojtarë, ju jeni p****” – citohet të ketë thënë trajneri, të cilit nuk i është zbuluar ende identiteti.
Mediumi kroat gjithashtu bën të ditur se ende nuk dihet se kur kanë ndodhur këto skena, për shkak se, siç thonë ata, kjo video i është dërguar atyre nga dikush anonim dhe nuk ka reaguar as klubi.