“Majmun” – Tifozët e Gironas me thirrje skandaloze, Vinicius ua mbyll gojën në këtë mënyrë

“Majmun” – Tifozët e Gironas me thirrje skandaloze, Vinicius ua mbyll gojën në këtë mënyrë

Mbrëmja e të martës (dje) ishte e gjitha për t’u harruar për futbollistin e Real Madridit, Vinicius.

Si për të mos mjaftuar rezultati përfundimtar 4:2, sulmuesit brazilian u përballet edhe me thirrjet rraciste të tifozerisë kundërshtare.

Në momentin që lojtari i Real Madridit shënoi golin që i çoi shifrat në 2:1, i gjithë stadium në mënyrë skandaloze nisi të thërriste në kor “majmun”.

Një veprim që nuk është pritur mirë nga Viniciusi, i cili mes nervave i ka dhënë kundërpërgjigjen e tij tifozëve.

Braziliani është fokusuar nga kamerat duke prekur stemën e trofeut të Kupës së Botës për Klube, duke i dhënë mesazhin të pranishmëve në tribuna se është në majën e futbollit botëror dhe se thirrjet fyerëse nuk e ndalin në rrugën e tij.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin në fjalë:

Related Articles