Të dielën pasdite janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Stantërg të Mitrovicës, ku një person po dyshohet se ka shkrepur armën nga vetura e tij. Posa rasti është denoncuar, Policia ka intervenuar dhe si rezultat i dyshuari është ndaluar.
Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka gjuajtur me armë teksa ishte në lëvizje me veturën e tij, duke trazuar kështu banorët e asaj pjese.
Për motive akoma të panjohura, i riu ka shtënë me armë dhe më pas është larguar, por që është kapur nga Policia.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, i njëjti është ndalur dhe gjatë kontrollit policor, i është gjetur armë me municion.
Të gjitha provat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuara rasti ndaj të dyshuarit në drejtim të veprës penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.