Tre gola të shënuar nga vendësit, një i anuluar një i pësuar, epilogu i ndeshjes Gjilani – Malisheva

Tre gola të shënuar nga vendësit, një i anuluar një i pësuar, epilogu i ndeshjes Gjilani – Malisheva

Ndeshja Gjilani – Malisheva ka kaluar në shenjë të domininit total të skuadrës vendëse, përkundër disavantazhit fillestar, shkruan Gazeta Enigma.

Mysafirët nga Malisheva kanë befasuar fillimisht me golin e minutës 13’ nga Hasan Hyseni, ndërsa vendësit më pas e kanë dominuar lojën në kërkim të golit të barazimit, të cilin e arritën saktësisht në minutat shtesë të pjesës së parë, me kreator e realizator Gerhard Progni, për të shkuar në pushim me barazim komod (1:1)!

Ylli Hoxha në plan të parë

Gjilani në pjesën e dytë mori në tërësi lojën në duartë e saj, por sulmet e parreshtura përfundonin të pakonkretizuara, deri në minutën 79’, kur Razak shënoi golin e avantazhit fillestar për 2:1 për vendsit.

Vetëm 2 minuta më vonë, Dabiqaj shënoi golin e tretë të qetësisë për Gjilanin, për të vulosur epilogun prfundimtar sa i përket rezultatit dhe për të konfirmuar aspiratën definitive të skuadfrës së tij për titull kampioni

Në javën e fundit të stinorit vjeshtor, atë të 18-të, SC Gjilani udhëton në Therandë për t’u takuar me Ballkanin që kryeson tabelën, në ndeshjen vendimtare përcaktuese për titull kampioni në edicionin 2021/2022./Gazeta Enigma/

Related Articles