Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njofton se janë sulmuar tre mjekë nga qentë endacakë brenda 24 orëve të fundit. Dy prej tyre në oborrin e QKUKs-ë dhe një jashtë këtij institucioni.
Përmes njoftimi, ShSKUK-ja kërkuar nga organet kompetente që ta trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacakë brenda oborrit të QKUK-së.
“ShSKUK ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së. Po ashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në fillim të muajit prill, Komuna e Prishtinës njoftoi se janë hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet dhe totali i tyre ka shkuar në 23.