Ushtarëve britanikë të kapur nga rusët në Ukrainë, “ata po ushqehen, po iu jepet ujë dhe ndihma e nevojshme”

Ushtarëve britanikë të kapur nga rusët në Ukrainë, “ata po ushqehen, po iu jepet ujë dhe ndihma e nevojshme”

Dy ushtarë britanikë janë kapur në Ukrainë nga forcat ruse të hënën që shkoi.

Ata u shfaqën në televizionin shtetëror rus dhe kërkuar që të shkëmbeheshin me një aleat të presidentit Vladimir Putin.

Në lidhje me kapjen e tyre, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se ata janë në gjendje të mirë dhe po u jepet ndihma e nevojshme.

“Mos u shqetësoni, pala ruse po kujdeset për ta. Ata po ushqehen, po iu jepet ujë dhe ndihma e nevojshme. Ashtu si të huajt e tjerë që janë dorëzuar ose kapur”, tha Zakharova, shkruan Sky News.

Shaun Pinner dhe Aiden Aslin kërkuan të shkëmbenin me Viktor Medvedchuk, i cili mbahet nga autoritetet ukrainase./Gazeta Enigma/

Related Articles