Superliga e Kosovës vjen me tre ndeshje shumë interesante sot.
Me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohen dy takime, Dukagjini – Malisheva dhe Trepça ’89 – Drenica, shkruan GazetaBlic Sport.
Janë këto ndeshje direkte të skuadrave që kërkojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar dhe do të jetë një mundësi e madhe që të marrin pikë ndaj rivalëve direkt.
Më pas, në ora 18:00, Prishtina e pret Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra e Munishit kërkon këndelljen ndaj skuadrës së drejtuar nga Zekirja Ramadani.
Në anën tjetër, Gjilani me shumë probleme që tashmë dihen, kërkon vazhdimësinë pas fitores ndaj Dukagjinit.