Tre nxënës së shkollës ‘Rezonanca’ rrahin keq bashkëmoshatarin e tyre, e bëjnë për spital

Tre nxënës së shkollës ‘Rezonanca’ rrahin keq bashkëmoshatarin e tyre, e bëjnë për spital

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Në një përleshje fizike janë përfshirë së fundi disa nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë ‘Rezonanca’, me ç’rast tre nga ta kanë përfunduar në pranga.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se tre nxënës të kësaj shkolle kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Si pasojë i mituri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Articles