Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike, raporton Gazeta “Enigma”.
Dy raste janë nga Prishtina ku pas arrestimit me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intevistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Dritan Hoxha, Prishtinë 31.07.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7.8 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Rr. Ali Kelmendi, Prishtinë 31.07.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 1.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.3 substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia përmes raportit 24 orësh.
Rasti tjetër është raportuar në qytetin e Mitrovicës, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është riruar me procedure të rregullt.
“Rr. Rifat Dedia, Mitrovicë Jugu 31.07.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6.72 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftom Policia.
Ndërsa në Gjilan i dyshuari që paraprakisht kishte braktisur veturën dhe ishte larguar vazhdon të jetë në kërkim policer.
“Rr. Ali Hadri, Gjilan 31.07.2024 – 18:30. Njësia policore me urdhër të prokurorit, ka kontrolluar një veturë që ishte sekuestruar dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 60.8 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një peshore elektrike. I dyshuari mashkull kosovar, që paraprakisht kishte braktisur veturën dhe ishte larguar vazhdon të jetë në kërkim policor. Rasti në hetime”. /Gazeta Enigma/