Tre persona u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në qytetin sirian Jableh, rreth 110 orë pas një tërmeti vdekjeprurës që goditi rajonin, raportoi media shtetërore
Pamjet e drejtpërdrejta televizive nga vendi treguan dy persona duke u nxjerrë nga rrënojat nga ekuipazhet e shpëtimit sirian dhe libanez, teksa kalimtarët duartrokisnin dhe bërtisnin “Zoti është i madh”.
Një punonjës i shpëtimit tha se dy nga të shpëtuarit ishin një grua dhe fëmija i saj, raporton AlJazeera.