Policia ka arrestuar mbrëmjes e së premtes tre persona nëpër lokacione të ndryshme brenda Klinës, si të dyshuar për armë pa leje.
Njëri nga të dyshuarit u arrestua në fshatin Volljakë të Klinës, atij i janë gjetur dhe sekuestuar një pistoletë me shtatë fishekë. Pas intervistimit ai u dërgua në mbajtje.
Tjetri u arrestua në rrugën Sadik Rama, Klinë, për arsye se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestuar një pistoletë me dy fishekë. Pas intervistimit edhe ky i dyshuar u dërgua në mbajtje.
Rasti tjetër ishte në fshatin Poterq të Klinës, ku të dyshuarit gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar një 20 fishekë. Ai u dërgua në mbajtje.
Të tre të arrestuarit po dyshohen për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.