Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Prishtinë 01.07.2021 – 07:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 01.07.2021-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 24.05.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –përdoruesi narkotikëve dhe me probleme psikike i cili nuk është duke iu përmbajtur terapisë mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.