Tre të lënduar dhe tre të arrestuar nga përleshja mes fansave të Dritës dhe Kopenhagës

Tre të lënduar dhe tre të arrestuar nga përleshja mes fansave të Dritës dhe Kopenhagës

Në qendër të Prishtinës sot ka ndodhur një rrahje midis fansave të Dritës dhe atyre të Kopenhagës, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia kanë njoftuar se si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar tre persona dhe tre të tjerë janë arrestuar.

“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete”, ka deklaruar zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Tutje ai ka shtuar se “si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontroll, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”.

Related Articles